Miley sjell imazhe të reja në krahët e këtij mashkulli


LEXONI EDHE:


Miley Cyrusit nuk i ka shkuar mbarë së fundi me jetën personale.

Pas divorcit nga bashkëshorti, Liam Hemsworth dhe ndarjes nga Kaitlynn Carteri, këngëtarja është shtrirë në spital.

Miley të martën u pranua në spital nga edhe postoi disa fotografi.

Por, si duket tashmë 26-vjeçarja ka gjetur dashurinë e re dhe ai i ka qëndruar afër edhe në spital.

I dashuri i saj i ri është Cody Simpson të cilin Miley nuk hezitoi ta publikonte në Instagram teksa shihet duke luajtur një këngë në kitarën e tij për ta argëtuar këngëtaren.

“Është shumë e veçantë që unë ta dëgjoj për herë të parë këtë këngë dhe po i bëj presion që ta promovojë javën e ardhshme!”, ka shkruar Miley.

Kujtojmë që Miley Cyrusi përformoi në Kosovë për herë të parë verën që lamë pas./Indeksonline/

Let's block ads! (Why?)

2019-10-09 14:22:33Z
Ndiqe:
LEXONI EDHE: