Fletë stilistja Llapashtica për zonjën e parë të Kosovës Lumnije Thaçin


LEXONI EDHE:


Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, megjithëse e heshtur në shumicën e kohës para kamerës, ajo nuk qëndron larg mediave kur është në krah të bashkëshortit të saj, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në paraqitjet e tyre të përbashkëta, çifti presidencial bëjnë të pamundurën që të duken sa më bukur, e kujdes të shtuar në këtë drejtim duket se ka më shumë Zonja Thaçi.

Së fundmi, ajo u komplimentua për paraqitjen e saj në vendvotim, ditën e së dieles, në zgjedhjet elektorale 2019.

E veshur me një fustan të hirtë, të qendisur me disa detaje, Zonja e Parë dukej mjaft elegante në këtë ditë solemne, jo vetëm për të, po për të gjithë sovranin.

E dukjen e saj, Lumnije Thaçi ia beson tash e sa kohë stilistes së njohur kosovare, Vjollca Llapashtica. Kjo e fundit në një bisedë për Telegrafin, ka treguar se si është të punosh me Zonjën Lumnije Thaçi.

“Faktikisht unë punoj tash e një vit e gjysmë me Zonjën e Parë të shtetit, Lumnije Thaçin. Kam një raport shumë të mirë me të, për arsye se ma beson punën. Ajo vetëm tregon për rastin çfare e ka ose eventin ku do të shkojë, dhe unë me stafin menjëherë angazhohemi që të dizajnojmë fustanin e duhur për eventin të cilin ajo e ka”, tha Vjollca Llapashtica për Telegrafin.

Tutje, ajo tregoi nëse Zonja Thaçi është tip i vështirë dhe me shumë kërkesa për të punuar, apo nga ata njerëz që dijnë ta ruajnë qetësinë.

“Jo, Zonja Lumnije ka një respekt dhe edukatë të jashtëzakonshme, ndaj punës që ne e bëjmë, dhe nuk ka ankesa apo kërkesa të tepërta. Të vetmen kërkesë e ka që të kompletohet deri në detaje të kuruara, dhe asgjë tjetër”, ka thënë më tej Llapashtica.

Kreatorja nga Prishtina, shton më tej se gjeti mirëkuptim me Zonjën e Parë të shtetit, që në takimin e tyre të parë – ku edhe iu shpjeguan rregullat që duhet të përmbajë veshja presidenciale.

“Qysh në takimin e parë që kemi pas, ajo më ka treguar pak a shumë se çfarë bën dhe çfarë nuk bën për të, pasi edhe ajo duhet të ketë etikë më vete si Zonjë e Parë e Kosovës, dhe prej asaj kohe kemi hasur në mirëkuptim. Ajo asnjëherë nuk ndërhyn në elemente të punës sime, ndaj përpjekem maksimalisht që Zonja Thaçi të ketë një paraqitje sa më dinjitoze si çdo herë”, tha Vjollca Llapashtica për Telegrafin.

E njëjta, nuk ka hezituar që nëpër faqet e saj në rrjetet sociale, të publikojë imazhe të ndryshme të kreacioneve që realizon për Zonjën e Parë.

Let's block ads! (Why?)

2019-10-09 13:07:27Z
Ndiqe:
LEXONI EDHE: